Obama e nënshkruajti ligjin për krijimin e vendeve të punës
18.03.2010
Presidenti amerikan, Barak Obama, sot e ka nënshkruar ligjin për masat për krijimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara, në vlerë prej 17.6 miliardë dollarësh.
Gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama, tha se ekonomia “po lëvizë në drejtimin e duhur”, por, sipas tij, amerikanët e zakonshëm ende po e bartin barrën e madhe nga kriza ekonomike.
Ky zhvillim u bë derisa administrata Obama po përpiqet t’i rikthejë afro tetë milionë vende të punës, që ishin shuar prej se ekonomia kishte hyrë në recesion, në dhjetor të vitit 2007.