Ndërlidhjet

Obama: Më e mira për SHBA-të do të vijë


Obama mban fjalimin e fitores
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Obama mban fjalimin e fitores

Presidenti amerikan Barak Obama ka fituar zgjedhjet për një mandat të dytë katërvjeçar, duke mundur rivalin e Partisë Republikane Mitt Romney.

Obama ka deklaruar fitoren në një fjalim para mbështetësve të tij në qytetin e tij të Çikagos, duke thënë: “Amerika shkon përpara.”

Sonte në këto zgjedhje, ju populli amerikan, na përkujtuat se kur rrugët tona ishin të vështira, kur udhëtimi ynë ishte i gjatë, ne jemi ngritur, kemi luftuar dhe në zemrat tona e dinë se më e mira për Shtetet e Bashkuara të Amerikës tek do të vijë”, u shpreh Obama.

Ai e nisi fjalimin duke iu falënderuar votuesve dhe duke ia atribuar fitoren mbështetësve të tij.

Obama tha se detyra për ta “bërë të përsosur unionin tonë, po shkon përpara… dhe arsyeja jeni ju”.

"Ne jemi një familje amerikane, dhe ne ngrihemi, ose biem bashkë si një komb”, u shpreh presidenti i rizgjedhur", Barack Obama.


Romney i uron fitoren Obamës


Kandidati republikan, Mitt Romney, e pranoi humbjen e zgjedhjeve në një fjalim para mbështetësve, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në shtabin e tij të fushatës në Boston.

Unë sapo e kam thirrur presidentin Obama për ta uruar për fitoren e tij. Edhe mbështetësit e tij dhe ekipi i fushatës së tij meritojnë gjithashtu përgëzimin. Ju dëshiroj më të mirat, por në veçanti presidentit, Zonjës së Parë dhe vajzave të tyre. Kjo është kohë e sfidave të mëdha për Amerikën dhe unë lutem që presidenti të jetë i suksesshëm në udhëheqjen e kombit tonë”, u shpreh Romney, i cili bëri thirrje për tejkalimin e dallimeve partiake.

Kombi, siç e dini, gjendet para një pike kritike. Në kohë si kjo, nuk mund të rrezikojmë me grindjet partiake dhe pompozitetin politik. Liderët tanë duhet t’i afrohen kundërshtarëve për ta kryer punën e popullit”, u shpreh ish guvernatori i Masaçusetsit.

Obama në fjalimin e tij në Çikago tha se e ka telefonuar Romneyn-n dhe tha se shpreson ta takojë për të disktuar mënyrat e “ecjes përpara”.


Rruga drejt fitores


Zgjedhjet e vitit 2012 paraqitën ndër garën më të ngushtë presidenciale në SHBA.

Obama, presidenti i 44-të amerikan dhe kreu i parë me ngjyrë i Zyrës Ovale, ka siguruar në orët e para të mëngjesit të së mërkurës 270 votat e Kolegjit Zgjedhor, shumicë kjo e nevojshme për ta fituar presidencën.

Ai fitoi në shumicën e shteteve, të cilat para të martës, konsideroheshin si “shtete të lëkundura”.

Përveç votave në Floridë, që ende duhet të numërohen, Obama ka fituar 303 vota zgjedhore, sipas parashikimeve të rrjeteve të transmetimit në SHBA.

Romney i ka 206, sipas parashikimeve të bazuara në rezultatet e pjesshme dhe exit polleve.

Florida, ndër shtetet kryesore të lëkundura, i ka 29 vota elektorale.

Obama e ka fituar këtë shtet në zgjedhjet e 2008-ës.

Kolegji Zgjedhor vendos për presidencën dhe jo vota popullore.

Secili shtet ndan votat zgjedhore, në propocion me popullatën e saj.

Në votat popullore, rezultatet mbesin tejet të ngushta, me Obamën që parashihet të marrë 50, ndërsa Romney 49 për qind.

Obama fitoi pavarësisht ekonomisë së dobët amerikane dhe papunësisë së lartë-rrethana që zakonisht shihen se dëmtojnë shanset për rizgjedhje.

Të dy kandidatët kanë paraqitur qasje të ndryshme për ringjalljen e ekonomisë amerikane, ku shumica e votuesve kanë thënë se është çështja më e rëndësishme më të cilën përballet vendi.

Kandidatët gjithashtu kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme mbi çështjet sociale të SHBA-së dhe mënyrën se si duhet të sillet Amerika në politikën e jashtme.

Obama dhe Romney vlerësohet se së bashku kanë ngritur një fond prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë për të financuar fushatat e tyre.

Përgatiti: Albana Isufi


XS
SM
MD
LG