E mërkurë, prill 23, 2014 Kosova 22:01

Orientim drejt një sistemi bashkëkohor

Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Sistemi shëndetësor në pesë vjetët e fundit, që prej kur Kosova është shpallur shtet i pavarur, është përmirësuar, krahasuar me vitet paraprake, thotë ministri i  Shëndetësisë, Ferid Agani.

Sipas Aganit, lëvizjet pozitive që e kanë reformuar sistemin shëndetësor bazohen në tri rrafshe, atë legjislativ, rrafshin e resurseve njerëzore dhe në rrafshin e shërbimeve shëndetësore.

“Në rrafshin legjislativ, suksesi më i madh është miratimi i Ligjit për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, më 13 dhjetor 2012, që është i mbështetur nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar  dhe i  cili parasheh themelimin e fondit për sigurime shëndetësore, me një ligj të veçantë”.

“Ky ligj ka një rëndësi të jashtëzakonshme, sepse e shënon ndarjen definitive të një sistemi anakronik të vjetruar në Kosovë, të themeluar në vitet e para të pasluftës , dhe një orientim nga një sistem bashkëkohor të shëndetësisë, i cili do të shfrytëzojë në mënyrë maksimale të gjitha resurset në dispozicion të shëndetësisë kosovare”
, thotë Agani për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se gjatë kësaj kohe ka pasur arritje tjera me rëndësi:

Fehmi AganiFehmi Agani
x
Fehmi Agani
Fehmi Agani
“Ne kemi arritur që gjatë këtyre viteve të mundësojmë fillimin e specializimit të më shumë se 500 mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, punësimin e mbi 120 specialistëve të rinj. Gjihtashut është bërë funksionalizimi i Institutit onkologjik, i cili me vite të tëra ka paraqitur një storie të zezë të shëndetësisë kosovare”.

Skënder Syla, udhëheqës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, pohon se ka pasur lëvizje pozitive në drejtim të hartimit të kornizës legjislative, e cila do të mundësojë reformimin e sistemit shëndetësor kosovar.

“Vitin e kaluar është aprovuar Ligji për shëndetësi, e që parasheh një koncept të ri të rregullimit dhe të funksionimit të sistemit shëndetësor dhe është draftuar Ligji për sigurime shëndetësore, i cili pritet që deri në fund të vitit, të aprovohet dhe do të jetë një mundësi tjetër I mekanizmit të financimit shëndetësor”, shprehet Syla.

Syla përmend edhe sfidat, nëpër të cilat po kalon shëndetësia kosovare:

“Prapë sfidat mbeten të shumta, duke e pasur parasysh nivelin e buxhetit që ndahet për shëndetësi, por edhe menaxhimin apo edhe qeverisjen e sistemit shëndetësor, e që mendoj se ka hapësirë për përmirësime”.

QKUKQKUK
x
QKUK
QKUK
Ndërkaq, qytetarët mendojnë se shëndetësia kosovare nuk është në nivelin e duhur. Për Ajtene Morinën, paciente, shqetësuese është mungesa e barnaveQendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe orientimi i pacientëve kah sektori privat.

“Janë hapur shumë ordinanca private, që janë marrë vesh me mjekë në sistemin publik. Thonë, shkoni privat se nuk kemi mundësi t’i kryejmë në QKUK. Unë jam paciente e rregullt dhe të gjitha barnat duhet t’i blej vetë. Nëse fillon sigurimi shëndetësor, që po thonë, atëherë ndoshta ndërron diçka situata, por tash për tash, unë jam shumë e zhgënjyer”, shprehet ajo.

Kurse, Ukë Hajdari thotë:

“Kur shkon në spital, fillimisht s’ke gjilpëra, barna, krejt duhet blerë vetë. Cilësia e ushqimit nuk është në nivel. Kush shkon, duhet t’i ketë me vete së paku 100 euro”.

E, lidhur me miratimin e Ligjit për shëndetësi, ka pasur edhe mospajtime, si nga ana e vetë profesionistëve shëndetësorë, po ashtu edhe nga sindikalistë, udhëheqës të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, si dhe deputetë, duke deklaruar se disa nene brenda ligjit janë diskriminues.

Dhe, si rrjedhojë, një grup deputetësh të Parlamentit të Kosovës, kanë bërë një kërkesë për pezullimin e katër neneve brenda ligjit, duke e dërguar atë në Gjykatë Kushtetuese.

Afati i parashikuar ligjor, sipas zyrtarëve, ka qenë 31 janari, nëse katër nenet brenda ligjit do të pezullohen, apo ligji si i plotë do të hyjë në fuqi.

Por, profesionistë shëndetësorë thonë se afati i shqyrtimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, është shtyrë deri më 30 prill.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Safetja Prej : Kassel
16.02.2013 20:16
Pershendetje nga Kasseli, Germany
familjet tyna nKosov boll po ankohen, nashta mas kesaj reforme si thot ministry, bohet mir, e dej at'here ju uroj shum shneeet kosovarve