Ndërlidhjet

KABUL


Armata amerikane njoftoi se ka vrarë një nga komandantët e lartë të Talibanëve në Afganistan.
Mullah Aktar Mohammad Osmani, i identifikuar si udhëheqës i operacioneve të Talibanëve në provincat Helmand dhe Kandahar njoftohet se është vrarë së bashku me dy shoqërues të tij.
Zëdhënësi i forcave të koalicionit Thomas Collins e konsideroi këtë si fitore të madhe.
"Është humbje e madhe për talibanët. Padyshim se do të ketë ndikim të menjëhershëm në mundësitë e tyre për të vazhduar me sulme. Kemi informata se ata tashmë e kanë emëruar dikë tjetër në këtë post, të cilin poashtu do ta ndjekim", tha Collins.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG