Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush ka kërkuar nga amerikanët që ti ndihmojnë viktimat e cunamit që goditi Azinë Jugore. Në fjalimin e tij javor në radio, zoti Bush, sot pos tjerash, tha:

- Në këtë kohë të pikëllimit për shumë njerëz në mbarë botën, amerikanët janë bashkuar për tu lutur për viktimat e cunamit shkatërrues. Ne veçanërisht mendojmë për fëmijët që janë humbur dhe për të mbijetuarit që kërkojnë familjet e tyre.

Ai ka nënshkruar një urdhëresë sipas së cilës amerikanët lirohen nga taksat nëse japin ndihma për viktimat e cunamit. Në Shri Lankë, presidenti i Bankës Botërore, James Wolfensohn ka thënë se ky institucion financiar mund të ndihmoj me 1 miliardë dollarë. Kombet e Bashkuara kanë kumtuar se ka filluar operacioni masiv për ti ndihmuar më se 2 milionë persona që mbijetuan cunamin shkatërrues. Kjo ndihmë është paraparë për 6 muajt e ardhshëm dhe mendohet se do të kushtoj 180 milionë dollarë. Nga pasojat e cunamit humbën jetën më se 150 mijë persona.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG