Ndërlidhjet

BERLIN


Nën sekretari amerikan i shtetit John Bolton e akuzoi Iranin për zhvillimin e armëve bërthamore dhe dështimin në përmbushjen e obligimeve ndaj agjencisë ndërkombtare bërthamore. Ai ka shtuar se "informata që agjencia ka njoftime rreth programit bërthamor të Iranit, përputhet me informatat tona dhe nuk befason. Ky është edhe një veprim tjetër i mashtrimit të Iranit", ka thënë Bolton. Ai më tej ka shtuar se "Irani pa dyshim vazhdon të zhvillojë programe të armëve bërthamore". Në Romë, ministri i jashtëm i Iranit Kamal Kharazi deklaroi se Irani nuk ka asgjë çfarë të fsheh dhe shprehu gatishmëri për inspektimet e agjencisë: "Kemi vendosur të zhvillojmë teknologji bërthamore për qëllime paqësore. Kjo është e drejta jonë dhe është e drejtë legjitime", tha Kharazi. Bolton gjithashtu tha se "Uashingtoni po e shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj Libisë mirpo afati ende nuk është caktuar".
XS
SM
MD
LG