Presidenti amerikan, George Bush edhe sot ka këmbëngulë se përmbysja e ish liderit të Irakut, Saddam Hussein ishte një vendim i drejtë sepse raportet e agjencive të zbulimit kishin treguar se ai kishte armatim kimik dhe biologjik dhe se synonte edhe armatim bërthamor. "Duke i parë këto informata të zbulimit, administrata ime e pa kërcënimin" – tha presidenti Bush në fjalimin e tij javor në Radio. Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin të vetmuara në besimin se Saddam Husseini, në atë kohë, paraqiste rrezik. "Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara poashtu kishte parë kërcënim nga këto informata të zbulimit" – tha presidenti amerikan, George Bush.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.