Ndërlidhjet

ANKARA


Kancelari gjerman Gerhard Shreder ka thënë sot se "Gjermania përkrahë ambiciet e Turqisë për fillimin e negociatave rreth anëtarësimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian". Duke folur në Ankara, pas takimit që pati me kryeministrin turk, Recep Taip Erdoan, Shreder tha se "Turqia është në rrugë të mirë për të hyrë në Bashkimin Evropian". "Është e vërtetë, se Gjermania e përkrahë Turqinë për fillimin e negociatave rreth anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe jam i bindur se një gjë e tillë do të ndodh shumë shpejtë, që Komisioni Evropian të vendosë nëse janë plotësuar kushtet për anëtarsim. Dhe unë jam i bindur se gjasat janë të mira dhe kjo mund të ndodh në fund të vitit", ka thënë Shreder.
XS
SM
MD
LG