Ndërlidhjet

HAGË


Avokatët e caktuar për të ndihmuar procesin gjyqësor ndaj Sllobodan Millosheviçit kanë kërkuar që të hiqen akuzat për gjenocid kundër tij, pasi prokurorët në Gjykatën e Hagës i dhanë fund javën e kaluar procesit. Avokatët, të njohur si "miqtë e gjykatës" Steven Kay dhe Branislav Topushkoviq, kërkuan që akuzat për gjenocid dhe bashkëpunim në gjenocid të hiqen nëpërmjet një mocioni gjykimi të nxjerrë nga gjykata kriminale e Hagës, duke kërkuar njëherit që edhe disa nga akuzat në lidhje me ngjarjet në Kroaci të hiqeshin. Mirpo, varet nga gjykatësit për të vendosur nëse do të pranojnë ose kundërshtojnë mocione të tilla përpara se të hapet çështja e mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG