Ndërlidhjet

SARAJEVË


Rreth 100 ushtarë amerikanë të cilët përkohësisht qenë dislokuar në Kosovë gjatë trazirave, janë kthyer sot në bazat e tyre në Bosnjë, kanë bërë të ditur zyrtarë të NATO-s që udhëheq forcën stabilizuese SFOR. Zëdhënësi i SFOR, kapiteni Dave Sullivan ka thënë se kthimi i trupave vërteton përmirësimin e gjendjes në Kosovë, ku rreth 350 ushtarë të SFOR-it qenë dërguar në ndihmë të forcës paqëruajtëse KFOR.
XS
SM
MD
LG