Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer arriti në Moskë, për t'i zbutur shqetësimet e Rusisë rreth zgjërimit të aleancës në Lindje.
Scheffer e shprehu bindjen se për t'ia dalë mbanë me kërcënimet e reja, "Rusisë i nevoitet aleanca, po aq sa aleancës i nevoitet Rusia".
Nesër Scheffer do të takohet me presidentin Vladimir Putin dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Ivanov.
Ky i fundit, në një artikull të botuar sot në Nju Jork Times, tha se Rusia "nuk mund ta mbyllë njërin sy derisa bazat ajrore dhe ushtarake të NATO-s gjithnjë e më shumë afrohen nga Rusia".
XS
SM
MD
LG