Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TOKIO


Nënpresidenti amerikan Dick Cheney arriti në Tokio për bisedime me kryeministrin japonez Junichiro Koizumi.
Vizita realizohet pasi Japonia u përball me ultimatum nga një grup militant, i cili kërcënohet se do t'i vrasë tre pengjët japonezë nëse Japonia nuk i tërheq trupat e veta nga Iraku.
Cheney pritet ta mbështesë vendimin e Koizumit për t'i refuzuar kërkesat e rrëmbyesve.
Ndërkohë, në Tokio, rreth 1 mijë protestues kërkuan tërheqjen e trupave japoneze nga Iraku, si përgjigje ndaj rrëmbimit të tre civilëve.
XS
SM
MD
LG