Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zëvendës kryeadministratori i Kosovës, Charles Bryshaw sot u takua me udhëheqës të lartë të institucioneve të Kosovës. Siç është kumtuar nga zyra e presidencës së Kosovës, zoti Bryshaw dhe kryetari Ibrahim Rugova kanë vlerëuar se "ka shenja të përmirësimit të gjendjes pas trazirave të marsit". Ndërkaq nga zyra e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, është kumtuar se gjatë takimit të Nexhat Dacit me Charles Bryshaw është thënë se serbët nuk duhet ta braktisin Kosovën për shkaqe të sigurisë. Poashtu, është thënë se serbët e Kosovës duhet të heqin dorë nga ndikimi i Beogradit dhe duhet të angazhohen për stabilitet dhe prosperitet të Kosovës. Zoti Bryshaw sot është takuar edhe me kryeministrin Bajram Rexhepi.
XS
SM
MD
LG