Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se 5 ushtarë amerikanë janë vrarë dje në sulme të ndara në Irak.
Ndërkohë, gjendja në dy qytetet më të trazuara të Irakut, Najaf dhe Fallujah sot raportohet e qetë, ndërsa përleshje të rënda mes forcave amerikane dhe kryengritësve raportohen afër kufirit me Sirinë.
Kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Richard Myers i bëri thirrje Sirisë t'i pengojë luftëtarët e huaj, të cilët përmes Sirisë hyjnë në Irak.
Rreth 2.500 ushtarë amerikanë vazhdojnë të mbeten rreth qytetit jugor Najaf, por nuk ka shenja për dorëzimin e klerikut radikal shiit Muqtada al-Sadr.
Në një zhvillim tjetër, Irani i akuzoi Shtetet e Bashkuara për dështimin e përpjekjeve të Teheranit për zbutjen e tensioneve në Irak.
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hamid Reza Assefi tha se politika e "grushtit të hekurt" që e përdori Uashingtoni, edhe më shumë e ka ndërlikuar gjendjen në Irak.
XS
SM
MD
LG