Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zgjerimi i Bashkimit Evropian nënkupton se unioni është partner më i fuqishëm ekonomikisht dhe politikisht, se është më i aftë që të punojë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë në ballafaqimin me sfidat e botës së globalizuar, u shpreh sot Bertie Ahern, kryeministrët i Irlandës, që aktualisht kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Këto komente zoti Ahern i bëri në një shkrim të tij në të përditshmen Wall Street Journal. Kryetari i Komisionit Evropian, Romano Prodi vlerësoi se dita e nesërme është një ditë historike për Evropën. Mëtutje zoti Prodi tha:
-Pesë dekada prej fillimit të projektit tonë të madh të integrimit evropian, ndarjet e Luftës së Ftohtë përfunduan njëherë e përgjithmonë. Tash ne jetojmë në Evropën e Bashkuar.
XS
SM
MD
LG