Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka deklaruar se po e marrin seriozisht kërcënimin me vdekje kundër tij dhe zyrtarëve të tjerë të Kombeve të Bashkuara, të bëra në një audio-xhirim që thuhet të jetë i udhëheqësit të al-Qaidas, Osama Bin Laden.
Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Ferhan Haq ka thënë se masat e sigurisë janë shtuar. Barrikadat janë vendosur tashmë në selinë e Kombeve të Bashkuara, ndërsa më herët gjatë javës është thënë se planifikohet shpenzimi i 21 milionë dollarëve për shtimin e sigurisë.
XS
SM
MD
LG