Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri i Irakut Iyad Allawi tha se lideri i përmbysur irakien Saddam Hussein dhe 11 të arrestuarit tjerë nesër do të transferohen në burgun irakien.
Allawi tha se Saddami fizikisht do të jetë nën përkujdesjen e ushtrisë amerikane, ndërsa për gjykimin e tij tha se do të jetë i drejtë.
"Ju siguroj se ky do të jetë një gjykim i drejtë dhe i paanshëm, për dallim nga gjykimet që Saddami ua bëri armiqve të vet, popullit irakien", tha kryeministri Allawi.
Po sot, militantët në Irak i liruan tre pengjët turq, të cilëve u ishin kërcënuar se do t'u presin kokën nëse firmat dhe kontraktorët e Turqisë nuk largoheshin nga Iraku.
Në Bagdad, nga shpërthimi i një bombe afër autokolonës ushtarake të Shteteve të Bashkuara, e humbën jetën 3 ushtarë amerikanë.
Ndërkohë, Kuvajti tha se i rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Irakun, të ndërprera prej invazionit të Irakut në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG