Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia dhe banorët e qytetit të Falluxha thanë se sot një shtëpi është sulmuar nga një aeroplan luftarak amerikan. Nga ky sulm është thënë se janë vrarë disa persona. Gjatë ditëve të fundit forcat e Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë një vrag sulmesh ajrore në këtë qytet me qëllim që, siç është thënë, të shkatërrohen shtëpitë që janë përdorë nga militanti Abu Musab al – Zarkawi. Armata amerikane nuk ka bërë komente lidhur me operacionet e sotme.
XS
SM
MD
LG