Ndërlidhjet

DUBROVNIK


Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Kroacisë, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, mori pjesë edhe zyrtarja e lartë amerikane, Ketlin Stivens. Siç dihet këto tri vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara, që e sponsorisoi këtë marrëveshje, janë nënshkruese të Kartës së Adriatikut. Ministri i jashtëm i Kroacisë, Miomir Zhuzhul, pas takimit të sotëm në Dubrovnik, ka deklaruar se "marrëdhëniet e mira fqinjësore, të vendeve që kanë qëllime dhe interesa të njejta, paraqet kontribut për sigurinë e rajonit në tërësi". Në këtë takim morën pjesë edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Kastriot Islami dhe ministrja e jashtme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva. Është arritur pajtueshmëria për vazhdimin e bashkëpunimit në përpjekjet për arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, që nënkuptojnë integrimin e plotë në srukturat evro-atlantike.
XS
SM
MD
LG