Një zjarrë, që nuk shkaktoi viktima në njerëz ka shpërthyer sot në Strugë në ndërtesën ku janë të vendosura selitë e partive Social-Demokrate dhe të VMRO-DPMNE-së. "Era e benzinës në këtë ndërtesë, tregon se ka të bëjë me zjarrëvënie", ka thënë Goran Pavlovski zëdhënës i policisë lokale në Strugë. Incidenti ndodhi vetëm dy ditë pasi që përkrahësit e këtyre dy partive janë kërcënuar se do ta shpallin Strugën qytet të pavarur.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.