Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Soren Jessen-Petersen ka premtuar se do të angazhohet në përshpejtimin e zbatimit të standardeve për Kosovën dhe arritjen e kritereve të domosdoshme dhe të pranueshme evropiane, të cilat do të mundësojnë hapjen e procesit të definimit të statusit politik të Kosovës.
Deri atëherë, Petersen ka thënë se prioritetet e tij do të përqëndrohen në sigurinë, zhvillimin ekonomik, decentralizimin e pushtetit vendor dhe bartjen e përgjegjësive.
Në takimin me gazetarët, i cili sapo përfundoi, si prioritet të veçantë Petersen e ka përmendur dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, duke thënë se Prishtina nuk ka nevojë të frikësohet nga motivet e Beogradit, ashtu sikurse Beogradi që nuk ka nevojë të shqetësohet për atë që bën komuniteti ndërkombëtar në Kosovë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG