Ndërlidhjet

MOSKË


Raportohet se tri femra dhe disa fëmijë janë liruar, nga grupi i armatosur që për të dytën ditë po vazhdojnë ti mbajnë peng rreth 350 veta përfshier nxënës, prindër dhe arsimtarë, në një shkollë në jug të Rusisë. Derisa të dhënat e viktimave ndryshojnë ministri i Brendshëm i Osetisë Jugore, Kazbek Dzantiev konfirmoi vrasjen e 12 civilëve. Në një intervistë në televizionin shtetëror presidenti rusë,Vladimir Putin tha se forcat ruse janë të përkushtuara në mbrojtjen e jetës së pengjeve.
"Sigurisht që detyrë parësore është mbrojtja e dhe ruajtja e shëndetetit e këtyre personave që mbahen peng. Aksionet e forcave tona do të përqëndrohen vetëm në këtë qëllim", tha Putin.
Ende mbetet e paqartë se kush janë rrëmbyesit dhe arsyeja pse ata po mbajnë pengjet në shkollën në Belsan. Ndërkohë që ky grup ka kërcënuar se do ti vrasë të gjithë fëmijët nëse do të sulmohen nga forcat ruse që tashmë kanë rrethuar shkollën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG