Ndërlidhjet

FLORIDA


Kanë filluar votimet e parakohshme për president të Shteteve të Bashkuara dhe anëtarë të Kongresit në shtetet e Floridas, Teksasit, Kolorados dhe Arkansas.
Këto shtete lejojnë që votuesit të fillojnë të hedhin votën e tyre 15 ditë para datës së përcaktuar të zgjedhjeve.
Fitorja në Florida është shumë e rëndësishme për të dy kandidatët presidencial amerikan. Bush e ka vizituar Floridën të shtunën derisa Kerry të djelën.
"Ju po votoni jo vetëm për presidentin e Shteteve të Bashkuara por për udhëheqësin e botës së lirë. Dhe njerëzit në të gjithë botën po presin të shohin nëse ne po i kthehemi sërish vlerave të vendit tonë", tha kandidati demokrat Kerry, duke nxitur votuesit të marrin pjesë në zgjedhje.
Gara presidenciale është tepër e fortë për shkak se mbështetja për kandidatët është e përafërt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG