Ndërlidhjet

BAGDAD


Mbi 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e pesë sulmeve të ndara në pjesë të ndryshme të Irakut. Në mesin e viktimave janë civilë, një ushtar amerikan dhe drejtuesi i një fisi të njohur në Mosul. Raportohet se në mesin e të lënduarve nga këto sulme janë dhe disa ushtarë australianë.
Në të tjera zhvillime, kryeministri britanik Tony Blair, në konferencën e tij të rregullt për media lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Irak dhe sulmet terroriste ka deklaruar:
"Nëse populli i Irakut do të mund të zgjedhë qeverinë e vet kjo do të shkatërrojë të gjitha përpjekjet e terroristëve. Tani ata po përpiqen të tregojnë se bëhet fjalë për një forcë pushtuese që shtyp popullin e Irakut. Ajo që ata duan të bëjnë është të pengojnë mbajtjen e zgjedhjeve."

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG