Ndërlidhjet

PRAGË


Do të duhet edhe shumë vjet që autoriteti i botës dhe Evropës të jenë të pranishëm në Kosovë, për t'u zbatuar standardet demokratike, të arrihet pajtimi, dhe të kthehen serbët e dëbuar, tha Vuk Drashkoviq, ministër i jashtëm i unionit Serbi-Mali i Zi gjatë një vizite në Pragë.
Për idenë e Doris Pack, kryetares së delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën juglindore, lidhur me pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës, Drashkoviq tha se ajo është e papranueshme për Serbinë.
"Nuk mund të ketë kurrfarë pavarësie formale për Kosovën, në kuptimin që brenda territorit të Serbisë të promovohet një shtet tjetër. Kjo e cënon Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të Drejtën Ndërkombëtare, si dhe e hap vargun e madh të fatkeqësive, që shumë shpejt do ta përfshinin Ballkanin dhe gjithë Evropën", deklaroi Drashkoviq në një prononcim për radion "Evropa e Lirë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG