Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia është zotuar sot se do të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës, pas komenteve të ambasadorit amerikan për çështje te krimeve të luftës Pjer Ricard Prosper, i cili akuzoi qeverinë serbe për zero bashkëpunim. Prosper ka thënë se si pasojë e mosbashkëpunimit ka gjasa që të shtyhet edhe mandati i Tribunalit i paraparë të përfundojë më 2008. Zyrtari i qeverisë serbe Zoran Loncar ka hedhur poshtë akuzat amerikane, duke thënë se që nga 2002, më shumë se 20 të dyshuar janë ekstraduar në Hagë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG