Mbërriti në 60 mijë të vrarë bilanci i viktimave nga tërmeti dhe valët gjigante që i shkretuan vendet e Oqeanit Indian.
Në Indonezi, vendin që përjetoi goditjen më të rëndë nga katastrofa natyrore, ministria e Shëndetësisë tha se bilanci i të vdekurve është më shumë se 27 mijë.
Zyrtarët e Sri Lankës raportuan për 17.800 të vdekur.
Ambasadori i Sri Lankës në Kombet e Bashkuara Bernard Goonetilleke, u tha gazetarëve në Nju Jork se katastrofa ishte e paparë në vendin e tij.
"Asnjëherë nuk kemi përjetuar diçka të ngjashme për sa mbajmë mend në të kaluarën. Sri Lanka nuk është vend që ndodhet në zonën seizmike, dhe as që është goditur nga valë të tilla të baticës", tha ambasadori i Sri Lankës.
Zyrtarët e Indisë thanë se bilanci i të vdekurve është mbi 8.500 njerëz.
Tajlanda raportoi për më shumë se 1.500 të vdekur, ndër ta 700 janë turistë të huaj.
Bilanci i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të depërtojnë në zonat e goditura.
Tsunami i goditi edhe brigjet e Malajzisë, Burmën, Maldivet dhe Bangladeshin, ndërsa në Afrikë, për të vdekur u raportua nga Kenia, Somalia, Tanzania dhe Ishujt Sejshele.
Kryqi i Kuq ndërkombëtar kërkoi 44 milionë dollarë ndihma për viktimat ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se do të japin 35 milionë dollarë.
Zyrtarë ndërkombëtarë të shëndetësisë paralajmëruan shpërthim të epidemive dhe dyfishim të numrit të viktimave nëse nuk ndërmerren aksione urgjente.