Ndërlidhjet

SHBA-të apelojnë për qetësi në rajon


Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje të gjitha palëve në rajon që të përmbahen nga veprimet e dhunshme, duke thënë se ato nuk do të zgjidhin asgjë.

"Është një situatë, të cilën po e ndjekim nga afër dhe i ftojmë të gjithë në rajon, në Kosovë dhe në Ballkan në përgjithësi, që t'i bëjnë thirrje popullsisë të heqë dorë nga dhuna.
Kjo nuk do të zgjidhë asgjë. Përkundrazi, njerëzit duhet të punojnë për një të ardhme të mirë për Kosovën, për Serbinë, si dhe për shtetet tjera në rajon", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack.
XS
SM
MD
LG