Ndërlidhjet

SEUL


Zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksandër Lusikov, ka mbërritur në Korenë e Veriut në përpjekje për të sjellë Penjanin dhe Uashingtonin në tryezën e bisedimeve.
“Ne shohim disa mundësi dhe mendoj se të gjitha palët po ruajnë një vend për përmirësim dhe disa dyer janë të hapura për bisedime të mëtejshme. Dhe pikërisht këtë duhet të cojmë më tutje”, tha Lusikov.
Moska dhe Pekini, si bashkëpuntorët më të afërt të Koresë së Veriut janë nën presionin ndërkombëtar, vecanërisht të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut, që të përdorin gjithë ndikimin e tyre për zgjidhjen e krizës në gadishullin korean.
Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, ka deklaruar se vendi i tij nuk dëshiron të thellojë krizën dhe as të futet në luftë me Penjanin.
XS
SM
MD
LG