Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez, Yasser Arafat ka përshëndetur vazhdimin e sërishëm të bisedimeve midis zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë duke thënë se udhëheqia palestineze është e gatshme për bisedime nëse ka gjasa që ato të sjellin paqen.
Zyrtarët konfirmuan se kryeministri izraelit, Ariel Sharon gjatë kësaj jave ka patur bisedime të fshehta me negociatorin e lartë palestrinez, Ahmed Qureia.
Nga zyra e Sharonit thuhet se kryeministri ka paraqitur një propozim të Izraelit që të tërheqë gradualisht trupat nga territoret e okupuara kur forcat palestineze të sigurisë do të bënin, siç i ka quajtur, përpjekje “serioze” që të parandalojnë sulmet terroriste.
XS
SM
MD
LG