Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri Bajram Rexhepi thotë se të gjithë jemi për pavarësinë e Kosovës, por aktualisht duhet ta respektojmë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ende është herët për këte dhe të mos i detyrojmë që t,a hedhin poshtë një deklaratë për pavarësinë e Kosovës.
Kryeministri Bajram Rexhepi i ka bërë këto komente me t,u kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku ai dhe presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova morën pjesë në ceremoninë tradicionale të lutjes së mëngjezit.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u angazhua sot për miratimin e një deklarate në Pralament për pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG