Ndërlidhjet

KRAFORD/TEKSAS


Presidenti George Bush ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe ato që i quajti vende mbështetëse janë duke përgatitur një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara për Irakun, e cila do konstatojë se ai vend nuk u përmbahet kërkesave për t,u çarmatosur.
Bush tha se rezoluta do t,i paraqitet Këshillit të Sigurimit nga java e ardhëshme.
"Kjo është një shansë për Këshillin e Sigurimit që të tregojë relevancën e tij , dhe unë besoj se Këshilli i Sigurimit do të tregojë relevancën e vetë", ka thënë presidenti i Shteteve të Bashkuara.
George Bush i ka bërë këto komente në Kraford të Teksasit ku bisedoi me kryemnistrin e Spanjës, Hose Maria Aznar.
Rezoluta mund të shfrytëzohet për justifikimin e aksionit ushtarak kundër Irakut.
Raportohet se Aznar dhe Bush kanë patur një konferencë telefonike me kryeministrin britanik, Tony Blair dhe kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi lidhur me Irakun.
XS
SM
MD
LG