Ndërlidhjet

BAGDAD


Presidenti irakian, Saddam Hussein gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan ka sinjalizuar se nuk planifikon t'i nënshtrohet kërkesave të Kombeve të Bashkuara për shkatërimin e raketave të tij të ndaluara al-Samoud 2, duke thënë se Bagdadit "i është lejuar të prodhojë raketa adekuate dhe qëndron pas saj".
Kombet e Bashkuara e kanë urdhëruar Irakun t'i shkatërrojë ato raketa pasi ekspertët ndërkombëtarë kanë përcaktuar se e tejkalojnë rrezen e lejuar të veprimit prej 150 kilometra.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se komentet e Saddamit paraqesin "sfidë të hapur" ndaj Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG