Ndërlidhjet

PRISHTINË


Me moton "Liri për çlirimtarët", disa dhjetra mijë qytetarë protestuan në Prishtinë lidhur me ngritjen e aktakuzave nga ana e Tribunalit të Hagës ndaj 4 pjestarëve të UÇK-së së dikurshme.
Protestuesit thanë se ata kanë bërë "luftë çlirimtare" dhe kanë kërkuar që arrestimet e këtilla të marrin fund, kurse të arrestuarit të lirohen.
Protestuesit gjithashtu i kanë bërë thirrje Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës që të miratojnë vendime për shpalljen e Kosovës sovrane dhe të pavarur, kurse nga bashkësia ndërkombëtare është kërkuar që Kosovës t,i njohë pavarësinë.
Protestat kanë kaluar të qeta dhe pa incidente.
XS
SM
MD
LG