Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka marrë vendim që t'a nderojë Adem Jasharin pas vdekjes me urdhërin e Heroit të Kosovës.
Ceremonia e nderimit të Adem Jashrait, të njohur në mesin e shqiptarëve si komandant i UÇK-së, do të bëhet nesër në Prekaz.
Patronat i manifestimit të quajtur "Epopeja e UÇK-së" është Qeveria e Kosovës.
Kryeministri Bajram Rexhepi i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në këte manifestim, duke thënë se "këte e meriton komandanti legjendar Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij".
XS
SM
MD
LG