Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kosova duhet të ndahet në pjesën e shqiptarëve dhe të serbëve, ka thënë kryeministri i Serbisë.
Shtypi i Beogradit transmeton se Zoran Xhingjiq e ka shprehur dëshirën që Kosovën ta shohë si federatë e dy pjesëve, sipas modelit të Kombeve të Bashkuara për Qipron.
Xhingjiq ka thënë se marrëveshja e tillë do të përfshinte, atë që ai e quajti "formë të civilizuar të shkëmbimit të popullatës".
Sipas tij, federata e Kosovës do të kishte "lidhje asimetrike" me pjesën tjetër të Serbisë, ndërkohë që shqiptarët dhe serbët e Kosovës do të jetonin në entitete të ndara.
Xhingjiq është politikani i parë serb që publikisht e propozon ndarjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG