Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Këshilli i Sigurimit ka filluar mbrëmë debatin e hapur dy ditor për Irakun, ku janë paraqitur të marrin fjalën rreth 40 vende të cilat nuk janë anëtare të Këshillit.
Këshilli i Sigurimit po përpiqet të arrijë konsensusin për një rezolutë të re të Kombeve të Bashkuara, e cila mund të autorizonte forcën kundër Irakut, nëse nuk i nënshtrohet plotësisht kërkesave të Kombeve të Bashkuara për t'u çarmatosur.
Administrata e presidentit amerikan, George Bush e ka refuzuar një propozim nga 6 anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Angolës, Kamerunit, Kilit, Guinesë, Meksikës dhe Pakistanit që Irakut t'i jepej një afat i fundit prej 45 ditësh për të demonstruar bashkëpunimin e tij me kërkesat për t'u çarmatosur.
Shtetet e Bashkuara presin që gjatë kësaj jave në Këshillin e Sigurimit të votohet për rezolutën e tyre që do të autorizonte aksionin ushtarak kundër Irakut.
XS
SM
MD
LG