Ndërlidhjet

TIRANË


Drejtuesit më të lartë të Republikës së Shqipërisë janë shprehur në mbështetje të fillimit të operacioneve ushtarake kundër Bagdatit.
Presidenti i vendit, Alfred Moisiu, ka deklaruar se "ne nuk e duam luftën pasi zgjidhja më e mirë është paqja, por kur trashet rreziku, ajo që nuk eliminohet nga mjete diplomatike zgjidhet me mjete të forta".
Ndërsa kryministri Fatos Nano, përmes një deklarate ka nënvizuar se "jemi të bindur se komandot shqiptare do të përmbushin me sukses misionin e tyre. Gjithashtu, ne jemi krenarë, që kemi vënë pa kushte në dispozicion të këtij koalicioni hapësirën tonë ajrore, detare dhe tokësore. Jemi krenar që jemi rreshtuar në krahun e lirisë", përfundon deklarata e kryeministrit Nano.
XS
SM
MD
LG