Ndërlidhjet

PARIS


Kombet e Bashkuara e kanë rolin e tyre në Irakun e pas luftës në fushat humanitare, të rindërtimit dhe vendosjen e pushtetit civil, tha sekretari amerikan i shtetit Colin Powell.
Në intervistën dhënë të përditshmes franceze "Le Figaro", Powell ka thënë se ushtria e Shteteve të Bashkuara do ta marrë përsipër përgjegjësinë për sigurinë dhe integritetin territorial të Irakut.
Sekretari i shtetit gjithashtu ka thënë se ka ardhur koha për pajtimin midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane që e kundërshtonin luftën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG