Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, dhe kryeministri britanik, Tony Blair, kanë transmetuar mesazhet e tyre per popullin iraken, të përkthyera në arabisht, përmes një kanali të ri televiziv arab.
"Ju flet George Bush, presidenti i Shteteve të Bashkuara. Në këto momente regjimi i Sadam Huseinit është rrëzuar nga pushteti dhe bashkë me të i jepet fund periudhës së frikës dhe egërsisë", tha presidenti amerikan Bush gjatë mesazhit në fjalë.
Ndërsa kryeministri Blair në paraqitjen e tij ka nënvizuar:
"Miliona gra e burra kanë qenë të detyruar të largohen nga vendi. Mijëra të tjerë janë vrarë dhe torturuar nga regjimi. Tani ne dëshirojmë t'ju japim ju një mundësi të rindërtoni vendin tuaj, jetët tuaja dhe t'i japim familjeve tuaja shansin për një jetë me të mirë. Në frymën e miqësisë dhe vullnetit të mire ne ju ofrojmë ndihmën tonë."

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG