Forcat e koalicionit në Irak, po përqëndrohen në vendosjen e rregullit dhe rindërtimin e vendit, pas rrëzimit të Sadam Huseinit.
Komanda qëndrore e ushtrisë amerikane ka njoftuar se forcat e koalicionit kanë ngritur qendrat e operacioneve për katër fusha: furnizimin me energji elektrike, me ujë rendin dhe shëndetësinë.
Bagdatin gjatë ditës e viziton dhe komandanti i trupave të koalicionit, Tomy Franks.
Kreu i Pentagonit, Donald Rumsfeld, ka thënë se trupat po kthejnë vëmendjen dhe drejt pastrimit të qyteteve të vogla në jug të vendit nga mbetjet e regjimit.
"Forcat tona po i kthehen qyteteve të vogla irakene, të cilat u anashkaluan gjatë shkuarjes drejt Bagdatit, për t'i pastruar ato nga forcat e mbetura që mbështesin regjimin e rrëzuar. Ne do t'i vazhdojmë këto përpjekje derisa regjimi i Sadamit Huseinit do të largohet nga cdo pjesë e Irakut", theksoi Rumsfeld.