Ndërlidhjet

DAMASK


Siria tha sot se dëshiron dialog me Uashingtonin dhe e ka përshëndetur deklaratën e djeshme të presidentit amerikan, George Bush kur tha se Damasku po i dëgjon thirrjet për bashkëpunim.
Ministri i jashtëm i Sirisë, Farrouq Al-Shara tha se vendi i tij nuk lejon më hyrjen pa viza të irakenëve dhe se Damasku kurrë nuk ka dëshiruar konfrontim me Uashingtonin.
I dërguari spanjoll në Damask, Ministrja e Jashtme Ana Palacio ka mohuar të ketë patur ndonjë kërcënim nga Shtetet e Bashkuara drejtuar Sirisë.
XS
SM
MD
LG