Ndërlidhjet

BAGDAD


Gjenerali amerikan në penison, Joy Garner administrator i Irakut të pas luftës i caktuar nga Shtetet e Bashkuara, sot filloi detyrën e tij në Bagdad.
Gjenerali Garner tha se nuk është i sigurt se sa kohë mund të nevojitet për të kompletuar misionin e tij në Irak.
"Nuk mendoj se do shënoja 90 ditë si vulë në mur. Ne do të jemi këtu aq gjatë sa do të jetë e nevojshme, por do të shkojmë shpejt e me nder", ka thënë Garner.
Si udhëheqë i Zyrës për Rindërtim dhe Asistencë Humanitare, gjenerali Garner pritet të asistojë në krijimin e një qeverie të përkohshme të përbërë nga irakenët.
Ai tha se prioriteti i tij i parë do të jetë rivendosja e shërbimeve themelore, sikurse rryma elektrike dhe uji, sa më parë që është e mundur.
XS
SM
MD
LG