Ndërlidhjet

DAMASK


Siria tha se dëshiron dialog me Uashingtonin dhe e ka përshëndetur deklaratën e djeshme të presidentit amerikan, George Bush kur tha se Damasku "ka filluar të dëgjojë mesazhin" se duhet t'u mohojë strehimin zyrtarëve të lartë që arratisen të regjimit të presidentit të dëbuar irakian, Saddam Hussein.
"Ne e përshëndesim deklaratën e fundit të presidentit Bush dhe asaj dua t'i shtojë se Siria, që nga fillimi, kurrë nuk ka dëshiruar dialog konfrontues me Shtetet e Bashkuara", ka thënë në Damask ministri i Jashtëm Farouq al-Shara.
Ai ka shtuar se Siria e ka blokuar kufirin me Irakun dhe ka vendosur regjimin e vizave për cilindo irakian që dëshiron të kaloj kufirin.
XS
SM
MD
LG