Ndërlidhjet

VIENË


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka përsëritur se gjurmimi për armë të ndaluara në Irak duhet të udhëhiqet nga inspektorët e armatimit të OKB-së, duke thënë se rezolutat e tashme të Këshillit të Sigurimit për Irakun kërkojnë që inspektorët e Kombeve të Bashkuara- e jo Shtetet e Bashkuara-të certifikojnë se Iraku është i lirë nga armë për zhdukjen në masë.
Sidoqoftë, Annan tha se Këshilli i Sigurimit mund të zgjedhë të bëjë revidimin e rezolutës për të reflektuar situatën aktuale në Irak.
Zyrtarët e Uashingtionit kanë thënë se koalicioni i prirë nga Shtetet e Bashkuara ka marrë përgjegjësitë për çarmatosjen e Irakut dhe nuk parashohin rol për inspektorët e OKB-së.
XS
SM
MD
LG