Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani nuk është i interesuar në çështjet e brendshme të Irakut fqinj, ka deklaruar shefi i diplomacisë iraniane, Kamal Kharrazi.
Ky i fundit ka shtuar se "irakianët janë aq të mençur sa të dallojnë interesat e tyre" dhe se qeveria e pas luftës në Irak nuk është "problem i Iranit". Teherani zyrtar ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të lënë irakianët të vendosin për fatin e tyre, por kanë thënë se nuk dëshirojnë të përplasen me Uashingtonin për çështjen e Irakut.
Komentet e Iranit lidhen me deklaratat e presidentit amerikan, George Bush dhe shefit të Pentagonit, Donald Rumsfeld, se Irani nuk duhet të përzihet në Irak.
XS
SM
MD
LG