Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, vlerëson se gjatë reformës së ardhëshme të ligjeve zgjedhore në Mal të Zi duhet të formohen mekanizma të cilët do të mundësojnë që pozita e pakicave kombëtare të mos varet nga ndryshimet e pushtetit.
Në një intervistë për ''Politikën'' e Podgoricës, Dinosha vlerëson se zgjidhja më e mirë është që në Mal të Zi të formohet parlament dy dhomësh.
Ai ka thënë se pakica kombëtare shqiptare ''respekton Malin e Zi si shtet në masën që ai i respekton shqiptarët si qytetar të vetë''.
XS
SM
MD
LG