Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara ka nënvizuar se shpreson që Këshilli i Sigurimit do miratojë projekt-rezolutën, e cila lejon heqjen e sanksioneve ndaj Irakut lidhur me të ardhurat nga nafta. Njëherësh projekt-rezoluta i lejon Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe të drejtojnë Irakun për së paku një vit.
Projekt-rezoluta, e cila është paraqitur nga Uashingtoni, Londra dhe Madridi, nuk parasheh asnjë rol për inspektorët e armëve të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq Rusia dhe Franca, vende me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit, kërkojnë më së pari që Iraku të shpallet vend pa armë të shkatërrimit në masë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG