Ndërlidhjet

LONDËR


Shefi i diplomacisë britanike, Jack Straw e ka përshëndetur ekstradimin e djeshëm në Tribunalin e Hagës të të akuzuarit Mirosllav Radiq,ish oficer serb, por ka thënë se pret që në Hagë të dorëzohen të gjithë të akuzuarit për krime lufte.
''Pres që në Tribunalin e Hagës të dorëzohen të gjithë të akuzuarit që ndodhen akoma në territorin e Serbisë dhe Malit të Zi, përfshirë edhe Ratko Mlladiqin'', ka thënë zyrtari i lartë britanik.
Shefi i diplomacisë britanike i ka bërë këto komente në prak të vizitës së nesërme në Beograd të kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krime lufte, Carla Del Ponte.
XS
SM
MD
LG