Ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, u njohën sot me veprimtarinë e Qendrës Ndërkombëtare Antitrafik në Vlorë. Gjatë një vizite, në mjediset e kësaj qendre, të shoqëruar nga ministri i Rendit Publik, Luan Rama, përfaqësuesi special i UNMIK-ut për Sigurinë dhe Drejtësinë, Nikolas Buth, ministri i brendshëm i Serbisë Dushan Mihajlloviq, ai i Malit të Zi, Millan Fillipoviq, dhe i Maqedonisë, Hari Kostov u prezantuan me aktivitetin e kësaj qendre.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.